Snajperi misterioz po eliminon komandantët e ISIS

Autori:Avdyl Pajaziti

Plumbat e tij duket sikur vijnë nga askundi dhe godasin me precizion vrastar!

Gjatë javëve të shkuara, tre komandantë të Shtetit Islamik në qytetin libian Sirte, janë ekzekutuar nga një distancë e largët.

Askush nuk e di se kush ka gisht në këto vrasje.

Tashmë përflitet se është një snajper misterioz, që u është vënë pas terroristëve.

Siç raporton gazeta britanike Telegraph, mund të bëhet fjalë për një libian, që ka luftuar në të shkuarën edhe kundër sundimtarit Muammar Gaddafi.

Mes funksionarëve të lartë të ISIS në Sirte mbizotëron paniku.

Në një përpjekje të dëshpëruar, për të hequr qafe snajperin misterioz, ata kanë burgosur dhe ekzekutuar dhjetëra njerëz.

Por pa sukses!

Sipas “Telegraph”, së fundmi ai ka goditur më 23 janar. Këtë herë plumbi fatal vrau komandantin e ISIS, Abdullah Hamad al-Ansari, që po dilte nga një xhami në qendër të qytetit.

Sirte është nën kontrollin e ISIS që prej verës së vitit 2014.

Deri në 2 mijë xhihadistë e mbajnë nën kontroll këtë qytet./BILD

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/snajperi-misterioz-po-eliminon-komandantet-e-isis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala