Smakajn nuk e harrojnë dostat, ia bëjnë një vend pune në shtet

Autori:Avdyl Pajaziti

Fatmir Plakiqi, ish punonjës në Agjencinë e Kosovare për Inteligjencë, tash po i shërben ish padronit të tij, Bashkim Smakajt, duke ia shtruar rrugën që të bëhet anëtar bordi në Bankën Qendrore të Kosovës.

Plakiqi këtë po bënë duke qenë drejtor i Thesarit në kuadër të Ministrisë së Financave dhe njëkohësisht edhe në komisionin për intervistim të kandidatëve për bord të BQK-së.

Burime të Indeksonline kanë treguar se Plakiqi është takuar me Smakajnë në një lokal në Prishtinë një ditë para se Smakaj të intervistohej për anëtarë dhe kanë qëndruar së bashku më shumë se 3 orë.

Fatmir Plakiqi

Plakiqi dhe Smakaj kanë afërsi në mes vete për shkak se kanë punuar bashkë në AKI.
Takimi i Plakiqit me Smakajn një ditë para se të intervistohej për anëtarë të bordit, tregon se afërsia e tyre ende ekziston.

Bashkim Smakaj, që ishte drejtori i AKI-së, gjatë mandatit të tij ishte përballur me shumë skandale deri sa presidentja dhe kryeministri e kishin detyruar të jap dorëheqje, gjë që e kishte bërë për të shpëtuar nga turpi i shkarkimit.

Tash Smakaj është i papunë dhe miqtë që i shërbyen dikur po punojnë që ta rehabilitojnë diku në një pozitë shtetërore duke mos e harruar mikun e vjetër.

Ndryshe Fatmir Plakiqi ka punuar fillimisht në Policinë e Kosovës, më pas në AKI dhe në fund duke pasur progres në pozitë, është emëruar shef i Thesarit në Ministrinë e Financave./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/smakajn-nuk-e-harrojne-dostat-ia-bejne-nje-vend-pune-ne-shtet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala