Smaka: “vendimin e papritur kushtetues duhet ta respektojë opozita”

Autori:Avdyl Pajaziti

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka, njëherish kryesuesi i Departamentit të Drejtësisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur i habitur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka hedhur poshtë ankesën e tri partive opozitare rreth procedurave që ka përdorur Kuvendi për krijimin e Gjykatës Speciale.

Në një pronocim për ORAinfo, Smaka ka thënë se ka pritur një vendim më ndryshe në lidhje me ankesën e opozitës për Specialen.

“Unë kam pritur që Gjykata Kushtetuese do ta gjykojë këtë çështje ndryshe dhe se do të japte një vendim tjetër ndryshe nga ai që e ka dhënë sot. Kjo është pikpamja ime nga aspekti profesional. Por ne e dimë që akti i Kushtetueses është i përmbarueshëm dhe i padiskutueshëm”, ka thënë Smaka për ORAinfo.

Ai ka përsëritur se vendimet e Kushtetuesës nuk diskutohen dhe si të tilla ato do të përfillen edhe nga opozita.

“Ky vendim i Gjykatës Kushtetuesë është i padiskutueshëm për ne, dhe ai do të përfillet asisoi çfarë është”, ka shtuar ai.

Smaka ka folur edhe për mundësinë e dergimit të një ankese rreth krijimit të Speciales edhe në Komisionin e Venedikut. Një veprim I tillë sipas tij, varet shumë nga vullneti i tre liderëve opozitar, nëse ata dëshirojnë ta dërgojnë cështjen të ky Komison.

“Për çështjen e Komisionit të Venedikut do të vendosin liderët e tri partive opozitare politike”, ka thënë Smaka. Gjatë ditës, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të papranueshme kërkesën e opozitës sa i përket kërkesës së opozitës lidhur me procedurën e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale.

Opozita kishte pretenduar se Qeveria përmes deputetëve kishte bërë ndryshimet kushtetuese në mënyrë jo të rregullt. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është publikuar sot./ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/smaka-vendimin-e-papritur-te-kushtetues-duhet-ta-respektoje-opozita/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala