Sllovenia pranon notë verbale nga Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

Republika e Kosovës i ka dërguar notë verbale Republikës së Sllovenisë. Përmes kësaj note verbale, Kosova i ka shpjeguar autoriteteve sllovene, se Haradinaj ka qenë me mision special diplomatik dhe zyrtarisht ka kërkuar që t’i kthehet menjëherë pasaporta diplomatike, duke u thirrur në Konventën e Vjenës.

Kjo është bërë e ditur për mediat sllovene nga vet Ministria e Jashtme e Sllovenisë.

“Ministria e Jashtme për STA shpjegoi se sot ka marrë një notë verbale nga Ambasada e Kosovës në të cilën pala e Kosovës shpreh shqetësimin e saj dhe pakënaqësitë me paraburgimin e Ramush Haradinajt në Slloveni”, shkruan portali STA, transmeton lajmi.net.

Kjo notë verbale, sipas autoriteteve sllovene, i është përcjellë edhe Gjykatës së Qarkut në Kranj

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sllovenia-pranon-note-verbale-nga-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala