Sllovenia mbështet Kosovën në UNESCO

Ministri i jashtëm slloven, Karl Erjavec ka thënë sot se shteti i tij do ta mbështetë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ndërsa është shprehur se nuk e kupton kundërshtimin e Serbisë në lidhje me këtë anëtarësim.
Erjavec ka thënë sot se Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Parlamentit të Sllovenisë i është përgjigjur partisë opozitare majtiste sllovene (ZL), në pyetjen se si qëndron Sllovenia karshi kërkesës së Kosovës, raporton agjencia e lajmeve STA, transmeton Indeksonline.
Sipas agjencisë së lajmeve, ministri slloven nuk e kupton kundërshtimin e Serbisë, duke shtuar se çështja e trashëgimisë kulturore është një nga çështjet kryesore në Kosovë.