Skype shton thirrjet me video në grup tek pajisjet mobile

Autori:Avdyl Pajaziti

Veçoria e video-thirrjeve në grup e Skype-së do të ofrohet së shpejti tek tre platformat më të mëdha mobile: iOS, Android dhe Windows 10 Mobile. Kompania ka vendosur të ofrojë këtë veçori duke qenë se Skype përdoret shumë tek telefonat; mbi 750 milionë njerëz kanë shkarkuar aplikacionin Skype në pajisjet mobile iOS, Android dhe Windows.

Veçoria do të jetë në dispozicion në javët e ardhshme, gjithsesi ju mund të regjistroheni tek uebsajti i kompanisë për të provuar versionin paraprak të aplikacionit.

Skype nuk është aplikacioni i parë për mesazhe që shton thirrjet me video në grup tek pajisjet mobile; aplikacioni Hangouts i Google-it e ofron këtë veçori prej disa kohësh, dhe lejon deri në 10 persona për të marrë pjesë në bisedë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skype-shton-thirrjet-me-video-ne-grup-tek-pajisjet-mobile/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala