Skype me version biznesi

Autori:Avdyl Pajaziti

Muajin e kaluar Microsofti hodhi në treg aplikacionin Skype për përdorim biznesi, por ky për përdorim vetëm nga aparatet celularë të Windowsit, por kushdo që është i interesuar për ta pasur një aplikacion të tillë në aparate iOS apo Android, nuk do të presë shumë kohë.

Microsofti ka njoftuar prej atëherë se kanë hedhur për testim një version paraprak të Skype për bizneset për pajisjet me sisteme operimi iOS apo Android.

E nëse po e dëgjoni për herë të parë këtë term “Skype për Bizneset”, është thjesht një version i përmirësuar i Lync 2013, një mjet i mesazheve të çastit i dizenjuar për sipërmarrjet. Por, prej atëherë ai është përmirësuar ndjeshëm dhe është përshtatur për t’iu bashkëngjitur Skype.

Skype për bizneset do të ketë një panel ku mund të aksesohen të gjitha kontaktet, por do të përfshijë edhe takimet e radhës dhe momentet për t’u kujtuar. Edhe situatat “In-Call” (gjatë thirrjeve) apo “In-Meeting” (gjatë takimeve) janë përmirësuar në mënyrë që të jenë më të lehta për përdorim dhe navigim, së bashku me videon që do të zërë të gjithë pamjen e ekranit të celularit tuaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skype-me-version-biznesi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala