“Skoçani”, bukuria e braktisur malore e Vushtrrisë

Ndodhet vetëm 6 km në verilindje të qytetit të Vushtrrisë, dikur një fshat me plotë jetë dhe shumë banorë tani fshati Skoçën duket të jetë tërësisht i braktisur. Gjithqka çfarë ka mbetur janë shtëpitë e ndërtuara me gurë dhe një fermë e cila tanimë i jep paska gjallëri këtij fshati të braktisur qysh në vitet e 80-ta.
Skoqani njihet për çukën e tij malore e cila mund të vërehet me syrin e lirë nga cilado pjesë e qytetit të Vushtrrisë. Po shtu lartësia mbidetare e lartë është një prej atyre elementeve që e karakterizon këtë bukuri idilike të braktisur.
Komuna e Vushtrrisë së fundmi ka investuar në rregullimin e rrugës e cila ka qenë në gjendje kaotike, por tanimë rruga është e qarkullueshme. Gjatë rrugës për në këtë fshat mund të shijoni ajrin e pastër dhe të keni në peisazh malor përpara dhe prapa pamjen e dyndur të qytetit të Vushtrrisë.
Rregullim i rrugës për në këtë fshat ka bërë që shumë ish-fshatarë të këtij fshati të shpeshtojnë vizitat e tyre,njëkohsisht kjo është edhe një stimul shtesë që të ndikojë që një pjesë e tyre të mendojnë të merren ndoshta në të ardhmen me perimtari,pemëtari, apo blegtori.