Skenderaj sulmohet polici me shkop

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës, ka pësuar lëndime trupore, pasi është sulmuar me një shkop të fortë nga një qytetar në Skenderaj.
Policia rajonale e Mitrovicës, me anë të një kumtese për media ka njoftuar se në orët e pasdites së djeshme ka bërë arrestimin e të dyshuarit A.M 44 vjeçar, në Skënderaj, arrestimi i të cilit është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara për veprat penale ‘lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘sulm ndaj personit zyrtar’ derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare
“Rasti fillimisht ishte raportuar si mosmarrëveshje familjare, ku një viktimë femër kishte pësuar lëndim trupor të shkaktuar nga i dyshuari. Zyrtarët policorë me të arritur në vendngjarje hasin në personin e dyshuar i cili që në fillim shfaq rezistencë ndaj zyrtarëve policorë, duke përdorur një shkop të fortë sulmon zyrtarët policorë të cilët arrijnë që ta vënë nën kontroll,” thuhet më tej në njoftimin e Policisë.
Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në QKMF Skenderaj, lëndimet e së cilës i ka konstatuar mjeku. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit publik, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.