Skenderaj shpërblen me tender anëtarin e PDK-së

Autori:Gazeta Fjala

Komuna e Skenderajt e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës i jep tender anëtarit të kësaj partie Abdullah Gashi në vlerën e 10 mijë eurove.

Kjo komunë ia besoi furnizimin me loptop dhe kompjuterë kompanisë “Urban Technology”, në mesin e tri kompanive ofertuese për çmimin më të ulët, raporton Gazeta Fjala.

Udhëheqësi i kompanisë fituese, Abdullah Gashi, edhe në profilin e tij në Facebook e ka të publikuar se është anëtarë i PDK-së.

Njoftimi për dhënie të kontratës është bërë publike në KRPP të martën, ndërsa nënshkrimi I saj është paraparë të bëhet ditën e premte me 27 nëntor. / Gazeta Fjala/

1 kontrata

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skenderaj-shperblen-me-tender-anetarin-e-pdk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala