Skënder Hyseni suspendon denoncuesin e keqpërdorimeve me pasaporta

Autori:Avdyl Pajaziti

Gazeta Fjala ka mësuar se Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka suspenduar nga puna menaxherin për prodhimin e pasaportave, Besnik Berishën.

Ky suspendim vije pas akuzave për keqpërdorime që bëri ky i fundit në lidhje me prodhimin e pasaportave biometrike. “Supsendimi ka ndodhë sot pas deklaratave të bëra publike nga ana ime. Edhe në njoftimin për suspendim thuhet se arsye është shkelja e bërë lidhur me publikimin e fshehtësinë zyrtare. Nuk ka ndonjë afat të caktuar se deri kur vlenë suspendimi por vazhdojnë njëher komisionet disiplinore”, tha Berisha për Gazetën Fjala.

“Reagoj ashpër sepse ky vendim është i pabazë dhe tendencioz dh tentim për të ma mbyllur gojën për keqpërdorimet dhe dëmtimet e buxhetit të Kosovës dhe se ky vendim jep sinjale negative për të gjithë ata që duan të denoncojnë parregullsitë”, shtoi ai.

Berisha, në prononcimin për Gazetën Fjala  apeloi tek organet e drejtësisë që ta kryejnë punen e vet duke theksuar se qëndron parap të gjitha këtyre denoncimeve.

Ai kishte deklaruar në Interaktiv se shumë keqpërdorime vazhdojnë të ndodhin në Ministrinë e Punëve të Brendshme lidhur me Pasaportat Biometraike, si:

–          Ndrrimi i specifikave teknike apo përshtatja e specifikave teknike për kompani ,

–          Dëmtimi I buxhetit në  vlerë  150.000 € ,shkatërrimi – grirja e 17.000 pasaportave

–          Porositja e 307,000 pasaportave dhe 100,000 letërnjoftimeve pa pasur nevojë së paku për 1 vit e gjysmë,e me këtë edhe shpenzimi i panevojshëm i afër 3 milionëve nga buxheti i Kosovës për plotësimin e apetiteve të kompanisë me dyshime përkeqpërdorim të parasë publike.

“Për të gjitha këto i kam njoftuar të gjitha hallkat e ministrisë, dukë përfshirë edhe ministrin Hyseni dhe Sekretarin e Përgjithshëm”, tha Berisha për Gazetën Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skender-hyseni-suspendon-denoncuesin-e-keqperdorimeve-me-pasaporta/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala