Skënder Hyseni: Policia e Kosovës kurrë nuk do të marrë urdhra politikë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri Skënder Hyseni në konferencën për media të thirrur pas protestës së djeshme ka thënë se Policia nuk do të marrë kurrë urdhra politikë për asnjë veprim të saj. Ai ka përgëzuar policinë për punën që ka bërë dje.

Ndërkohë, Hyseni ka thënë se si udhëheqës politik i Ministrisë ka për detyrë ta kontrollojë në mënyrë demokratike punën e policisë.

Ai ka thënë se policisë i bën thirrje për vetëm një gjë – respektimin e ligjit.

Hyseni ka bërë të ditur se dje policia i ka ndaluar 22 protestues dhe 19’ve prej tyre u është shqiptuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Ministri Hyseni, gjithashtu u ka bërë thirrje prindërve që të jenë të vëmendshëm se kush po ua manipulon fëmijët e tyre nëpër protesta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skender-hyseni-policia-e-kosoves-kurre-nuk-do-te-marre-urdhra-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala