Skenari për fuqizimin e Thaçit dhe Veselit

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy figurave kryesore në Partinë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për pak muaj në bashkëqeverisje me LDK-në e Isa Mustafës, u janë shtuar ambiciet për t’i drejtuar pozitat kryesore në vend, Presidencën dhe Kryeministrinë.

Përkundër marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në, të arritur në fund të vitit që lamë pas, sipas së cilës, Isa Mustafa do ta drejtojë ekzekutivin e vendit gjatë katër viteve të ardhshme, përderisa Hashim Thaçi fillimisht do ta ushtrojë detyrën e zëvendësministrit dhe shefit të diplomacisë, ndërsa në vitin 2016 do të votohet në Kuvend për ta drejtuar Presidencën, Thaçi ka dalë me propozim që të zgjidhet president përmes votës së drejtpërdrejtë të qytetarëve, e jo përmes Kuvendit, duke anashkaluar marrëveshjen me Isa Mustafën, shkruan “Zëri”.

Nga një skenar i tillë pretendon të fitojë edhe Kadri Veseli, si cili synon drejtimin e Kryeministrisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skenari-per-fuqizimin-e-thacit-dhe-veselit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala