Skenari i opozitës, pengimi i deputetëve për të hyrë në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e ardhshme e Kuvendit të mbahet të hënën e javës së ardhshme, pavarësisht thirrjeve të partive opozitar që të mos ketë seanca pa një marrëveshje paraprake në mes të pozitës dhe opozitës.

Edhe kësaj herë tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën janë zotuar se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancës, raporton ORAinfo.

Madje opozita e bashkuar tashmë është duke përgatitur edhe skenarin për pengimin e mbajtjes së seancës.

Burime të ORAinfo brenda partive opozitare, bëjnë të ditur se opozita do t’i ftojë përkrahësit e tyre që t’i bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit, për të penguar hyrjen e deputetë në Kuvend.

Sipas këtij burimi, kjo do të ndodh për shkak se përfaqësuesit e opozitës janë të vetëdijshme se nëse deputetët e partive në pushtet hyjnë në Kuvend, atëherë edhe seanca mund të mbahet në një ambient të improvizuar, siç kishte ndodhur në seancën e fundit.

“Ky është skenari me i mundshëm që do të aplikohet të hënën”, ka thënë ky burim i ORAinfo.

Kujtojmë se një skenar i ngjashëm ishte zbatuar nga Lëvizja Vetëvendosje edhe në mandatin e kaluar legjislativ në kohën kur Kuvendi po ratifikohen marrëveshjet për fqinjësi të mirë me Serbinë.

Asokohe, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të përkrahur edhe nga aktivistët e kësaj lëvizje kishin penguar shumë deputetë që të hyjnë në Kuvend. Madje aktivistët e VV-së kishin penguar edhe ish ambasadoren amerikane në Kosovë Tracey Ann Jacobson, duke i shkaktuar lëndime trupore. /ORAinfo/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skenari-i-opozites-pengimi-i-deputeteve-per-te-hyre-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala