Skandaloze|Ja çfarë mësojnë nxënësit shqiptar në Mal të Zi për Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

Nxënësit shqiptarë të klasëve të 9 në Mal të Zi në librin e historisë mësojnë se Kosova u shpall shtet e i pavarur në janar të vitit 2008. Një muaj para se në të vertët të shpallej shtet më vete.

“Në Janar të vitit 2008 Kosova shpalli pavarësië”, shkruan në ketë libër raporton Gazeta Fjala.

Nga historia e autorëve Sllavko Burzanoviq dhe Jasmina Gjorgjeviq, nxënësit shqiptarë mësojnë edhe hartën e Kosovës ku shkruhet Kosova dhe Metohi, e jo Republika e Kosovës.

Madje, në këtë libër janë përbuzur edhe Forcat Ushtarake të Kforit dhe ushtarët e UÇK-së, duke mos shkruar asgjë për ndihmën e tyre në çlirimin e Kosovës.

Aty thuhet se sundimi i diktatorit Sllobodan Millosheviq ka përfunduar me zgjedhjet presicendiale të Republikës Federale të Jugosllavisë, e jo me ndërhyrjen e forcave të KFOR-it.

Ndërsa, Shqiptarët janë pakica më e madhe jo-sllave në Mal të Zi. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Mal të Zi është 30,439 banorë, që përfaqëson rreth 5% të popullsisë.

Shqiptaret jetojnë kryesisht në pjesët juglindore dhe lindore të vendit, gjegjësisht në komunat: Ulqin ( 71%), Plavë (19%), Tivar (6%), Podgoricë (5%) dhe Rozhajë (5%).

Kurse në katër shkolla të mesme dhe 12 shkolla fillore, mësimi zhvillohet edhe në gjuhën shqipe.
Ja dhe fotot ku shkruhet se në janar të vitit 2008, Kosova shpalli Pavarësinë të siguruara nga Mendohije Krelani/ Gazeta Fjala/

historia

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandalozeja-cfare-mesojne-nxenesit-shqiptar-ne-mal-te-zi-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala