Skandaloze: QKUK-ja çon 80 për qind të pacientëve në rezonancë magnetike (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Referimet për mbi 80 për qind të pacientëve nga mjekët e klinikave të QKUK-së për të kryer një rezonancë magnetike bëhen në mënyrë të parregullt, raporton KTV.

Zyrtarët e Klinikës së Radiologjisë thonë se aparatura e rezonancës magnetike shumë shpesh mbingarkohet pa nevojë, me kërkesat e paarsyeshme dhe udhëzime, të cilat vijnë pa kurrfarë diagnoze, si nga mjekët e QKUK-së ashtu edhe nga ata të mjekësisë familjare.

E kjo ua vështirëson punën radiologëve në diagnostikim. Krejt tollovia dhe pritjet e gjata të pacientëve krijohen si pasojë e këtij mosorganizimi, thonë zyrtarët e Klinikës së Radiologjisë.

Kësaj ngarkese, sipas Ymerit, i shtohet edhe presioni që vjen kryesisht nga njerëz të politikës, të cilët përmes ndikimit të tyre tentojnë të fusin pa radhë në listë pacientë, për të kryer një rezonancë.

Ndërsa prishjet e shpeshta të këtij aparati ai i ka quajtur spekulime, të cilat, sipas tij, po bëhen nga kolegët që punojnë edhe në institucione private.

Një rezonancë magnetike në klinikat private kushton më së paku 250 euro, ndërsa pacientët presin me muaj të tërë për ta bërë një të tillë në QKUK, raporton Koha.net. Shumë shpesh ndodh që u thuhet se aparati është prishur.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandaloze-qkuk-ja-con-80-per-qind-te-pacienteve-ne-rezonance-magnetike-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala