Skandaloze: Polici gjerman i jep me zor myslimanit mish derri të kalbur

Autori:Avdyl Pajaziti

Prokurorët gjermanë janë duke e hetuar një polic i cili dyshohet se i ka keqtrajtuar dy emigrantë myslimanë, duke e ngulfatur një afganistanas dhe duke i dhënë me zor mish thiu të prishur një marokeni.
Polici u krekos të dielën me veprat e tij të dielën, pasi iu dërgoi kolegëve të tij në Hannover edhe fotografi nga ky incident, transmeton Klan Kosova

Grupi për të drejtat e njeriut Pro Asyl i ka dënuar këto incidente duke i trajtuar si “raste të tmerrshme të racizmit dhe johumanitetit”.

Polici është suspenduar dhe ndaj tij ka filluar procedura gjyqësore.

Incidenti i parë ndodhi në muajin mars. Polici iu tha shokëve të tij se e ka rrahur, e ka ngulfatur dhe ia ka futur gishtat në hundë një afganistanasi 29 vjeçar, këmbët e të cilit ishin të lidhura me pranga, pasi ishte gjetur pa letërnjoftim.

“Ishte qesharake… Klithte sikur një derr”, shkroi polici në WhatsApp, transmeton Klan Kosova.

Rasti tjetër u shënua në muajin prill, kur polici e arrestoi një maroken 19 vjeçar të cilin e zuri në tren pa biletë.

Televizioni gjerman NDR ka njoftuar se polici iu lëvdohej kolegëve pasi e kishte poshtëruar myslimanin e ri duke i dhënë me zor të hajë mish të kalbur të derrit.

Ai e kishte fotografuar gjithë ngjarjen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandaloze-polici-gjerman-i-jep-me-zor-myslimanit-mish-derri-te-kalbur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala