Skandali Volkswagen në 5 pyetje

Autori:Avdyl Pajaziti

1. Çfarë bëri VW?

Kompania ka falsifikuar të dhënat e makinave të saj në SHBA, duke pretenduar se ishin më të pastra, seç realisht ishin.

2. Si e bënë atë?

Duke instaluar një software brenda kompjuterave, që njihte automatikisht kur makina po testohej dhe që tregonte nivelin e vendosur nga kompania të performancës së makinës.

3. Si u përhap problemi?

Rregullatorët thanë se 483 mijë makina të shitura në tregun e SHBA nga viti 2008 – 205 u gjetën me certifikata të dhënash të falsifikuara.

4. Cilët modele janë të përfshirë në skandal?

Modelet përfshijnë: Jetta, Beetle, Audi A3 and Golf nga 2009 në 2015 , duke përfshirë edhe Passat në 2014 dhe 2015.

5. Vetëm VW po e bën këtë?

Një investigim i SHBA ka treguar edhe se të tjerë kompani mund të kenë përdorur të njejtën praktikë për të shpërndarë mjetet e tyre në tregun e kësaj industrie.

Skandali i Volkswagen ka shpërthyer si një bombë e vërtetë në industrinë e makinave por jo vetëm. Skandali, që befasoi investitorët, pati ndikim të menjëhershëm tek aksionet e Volksëagen, të cilat që nga fillimi i javës kanë rënë në tregjet financiare me 30 për qind

Mediat raportuan Martin Winterkorn u detyrua të japë dorëheqjen pasi u mësua skandali i trukimit me anë të një programi që tregonte shifra të pasakta të emetimit të gazrave.
Ajo çfarë bëri bujë tani është “pensioni i majmë” për Winterkorn. Mësohet se kompania i ka ofruar atij një bonus të jashtëzakonshëm pleqërie, prej 33 milionë dollarësh.

Skandali që ka përfshirë Volkswagenin po përhapet edhe në shtëpitë e tjera automobistike. Sipas gazetës gjermane “Bild”, edhe BMW mund të jetë përfshirë në këtë skanda: X3Drive 20d prodhon emetime gazi 11 herë më shumë se sa limiti i normave europiane. Kompania nga ana tjetër përgenjeshtron duke thënë se “BMW nuk i manipulon makinat e saj”.
Seat, nga ana tjetër, sipas gazetës spanjolle “El Pais”, ka montuar që nga 2009 mbi 500 mijë motorë diesel të inkriminuar. Seat është filiali spanjoll i grupit Volkswagen. /monitor.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandali-volkswagen-ne-5-pyetje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala