Skandali me qenin hero

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeni hero i nuhatjes së eksplozivëve, i cili humbi jetën gjatë aksionit antiterrorist në Paris, është vrarë nga trupat speciale.

Këta të fundit jo vetëm e kanë vrarë Diselin, por kanë rrezikuar jetën e 5 policëve që merrnin pjesë në aksion, shkruan Daily Mail.

Gjatë aksionit policor në Paris u vranë dy terroristët që kishin organizuar sulmet në Paris, ku humbën jetën plot 130 persona.

Komandanti Zhën-Mishel Fauverzh, që komandoi operacionin RAID, konfirmoi se: “Diesel u vra me plumba Brennekes.” Zbardhja e raportit për ngjarjen është një turp për trupën elitë të policisë franceze, RIAD, që mori nderime të shumta pas aksionit antiterrorist.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandali-me-qenin-hero/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala