Skandali me “milionerët” indianë

Autori:Avdyl Pajaziti

Erdhën për të premtuar miliona euro investime, madje duke u prezantuar si milionerë takuan edhe drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, ndërsa synimi i tyre ishte emigrimi ilegal nga Kosova dhe fitimi i statusit të azilit në BE.

Kjo ka qenë befasia më e fundit për zyrtarët e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë me delegacionin prej 29 investitorëve indianë, të cilët javë me parë erdhën në vend, ku “shprehën interesimin për ta investuar kapitalin e tyre”.

Pasi që takuan zyrtarët më të lartë shtetërorë, përkatësisht drejtuesit e dikastereve qeveritare përgjegjëse për zhvillim ekonomik, zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, 6 investitorë indianë të këtij delegacioni u zunë nga Policia derisa tentonin që nëpërmjet Kosovës të emigronin në Bashkimin Evropian për të kërkuar azil.

Këta 6 “investitorë” indianë aktualisht po mbahen në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve, ku janë sjellë nga Policia e Kosovës. /Zëri

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandali-me-milioneret-indiane/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala