Skandali i zyrtarit të MD-së që i kushtëzon femrat (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Hajredin Kuçit e ka për detyrë që doracakët për përgatitjen e jurspodencës t’i shpërndajë falas për të gjithë ata që janë rrugës për ta dhënë provimin.

Mirëpo jo të gjithë arrijnë ta marrin këtë doracak, e sidomos femrat.

Një vajzë, emër i njohur për redaksinë e Indeksonline, ishte përballur me kushtëzime nga zyrtari ligjor i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari.

Bajraktari e kishte kushtëzuar vajzën, e cila ka rrëfyer për indeksonline, duke e detyruar të dal në kafe dhe t’ia jap numrin e telefonit, nëse donte ta merrte doracakun falas.

Vajza pasi kishte përfunduar fakultetin juridik, pran UP-së dhe kishte kryer edhe praktikën 1 vjeçare, ishte bërë gati të hynte në provimin e jurispodencës.

Ajo i kishte shkruar zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë, Isuf Jahmurataj, që është përgjegjës për doracaku, duke i bërë kërkesë në email për një kopje.

Mirëpo Jahmurataj ia kishte kthyer se nuk ka më ekzemplar dhe duhet ta priste ribotimin.

“Ka pas ekzemplar dhe unë e kam bërë kërkesën, e kam ruajtur tërë kohën faqen në internet të Ministrisë së Drejtësisë, në momentin që ka dal shpallja se tashmë doracaku është në Ministri të Drejtësisë, Isuf Jahmurataj e ka bërë njoftimin dhe menjëherë e kam bërë kërkesën në miell e tij dhe ia kam bashkangjitur diplomën. Ai të nesërmen më ka kthyer imellen dhe më ka thënë që nuk ka ekzemplar dhe duhet me prit ribotimin, por në fakt kish pas dhe ka hale”, ka rrëfyer për Indeksonline vajza që ishte përballur me kushtëzime për doracakun nga zyrtari i MD-së.

Pas dy ditësh zyrtari ligjor i MD-s Ardian Bajraktari iu kishte lajmëruar përmes rrjetit social vajzës duke i thënë se për ty ka doracak, mirëpo me një kusht, që të dal me të në kafe dhe duke ia kërkuar numrin e telefonit.

“Pas dy dite zyrtari tjetër, që nuk ka të bëj me këtë sektor, Ardian Bajraktari, më bën shok në Facebook dhe fillon të më pyet se a e kam kryer fakultetin, me çka po merrem dhe kësi pyetjesh… Më pyeti se e a kam marr doracakun dhe unë i thash që më than se s’ka. Ai më tha se për ty tashmë është siguruar por duhet të dalim në kafe. Unë jam e papunë dhe kopjimi i doracakut kushton 20 euro dhe nuk kam mundësi”, ka rrëfyer vajza për Indeksonline.

Vajza gjatë bisedës që e posedon Indeksonline e kishte refuzuar Bajraktarin që të dal në kafe më të. Ajo i kishte thënë se mund ta vij dhe ta marr doracakun në MD. Mirëpo ai me çdo kusht i kishte thënë se duhet në kafe ta marr.

“Unë u detyrova të dal në kafe sepse nuk i kam 20 euro për ta bërë kopje doracakun. Jam e papunë dhe për mua 20 euro janë shumë”, ka rrëfyer për Indeksonline, vajza që nuk ka dashur të dal me emër.

Bajraktari gjatë bisedës i kishte thënë vajzës që asgjë e kundërligjshme nuk është që të dalin në kafe dhe t’ia jap doracakun. Bajraktari gjithë bisedën e kishte zhvilluar për dy gjëra, kafen dhe numrin e telefonit, ndërsa doracakun e kishte në plan të tretë.

Pasi kishte dal në kafe, Bajraktari i kishte thënë vajzës që ta priste pas orës 16 dhe të takohen përsëri në kafe.
Mirëpo vajza tashmë doracakun e kishte në dorë edhe pse ishte kushtëzuar, ndërsa për kafen e dyte e kishte refuzuar.

Pas kësaj Bajraktari kishte filluar t’i shkruante mesazhe se “kështu nuk duhet të sillet me të tjerët”, ndërsa vajza ia kishte kthyer se ishte e kushtëzuar, prandaj kishte dal në kafe./Indeksonline/

Më poshtë Indeksonline iu sjell bisedën e plotë të Bajraktarit me vajzën që e kishte kushtëzuar:


Ndërsa pas orës 16 Bajraktari edhe një herë i kishte telefonuar përsëri vajzës, ndërsa kjo nuk ka pranuar të dal në kafe. Ndërsa ai i ka shkruar përsëri mesazhe duke u ndier i tradhtuar.


Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandali-i-zyrtarit-te-md-se-qe-i-kushtezon-femrat-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala