Skandalet mund ta shkarkojnë Ministrin e Kulturës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Shala, pas skandaleve të njëpasnjëshme në këtë pozitë, rrezikon të shkarkohet.

Që nga emërimi në këtë këtë pozitë, Shala është përballur me skandale dhe pakënaqësi të shumta. Së pari me shpërndarjen e mjeteve financiare për festivalet në Kosovë, ku disa prej festivaleve me mjaft ndikim dhe të njohura morën 0 euro e më pas edhe me “puro” favorizimin e botuesit të librave të tij, Shtëpinë Botuese “Buzuku”.

Indeksonline ditë më parë pati publikuar favorizimin e Shtëpisë Botuese “Buzuku” me 20.000€ nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Burime të Indeksonline të afërta me ministrin Shala dhe partinë e tij, kanë bërë të dikur se po lakohet emri i tij i shkarkuar i parë në Qeverinë e Isa Mustafës.

“Ka gjasa që Shala të shkarkohet nga pozita e ministrit, pasi që kryeministri është përballur me akuza dhe presion nga të gjitha anët për punën e tij, prandaj në një far formë dëshiron që të tregoi pushtet duke e larguar atë. Kjo mund të bëhet në heshtje ose ndërrim pozite, pasi që Shala është i fuqishëm në rajonin e Dukagjinit dhe Mustafa nuk dëshiron ta prish ekuilibrin brenda partisë”, kanë thënë burime brenda ekzekutivit.

Se a do të shkarkohet apo jo, Kujtim Shala, pritet të merret vesh ditët në vijim.

Indeksonline ka tentuar të kontakoi me ministrin Shala, por ai nuk i është përgjigjur telefonatave tona. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandalet-mund-ta-shkarkojne-ministrin-e-kultures/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala