Skandal: Ramush Haradinaj ia përplas hartën për fytyre Murat Mehajt

Autori:Avdyl Pajaziti

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Ramush Haradinaj ia ka përplasur për fytyre hartën kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha

Mësohet se Haradinaj as nuk e ka lënë Mehën ta përfundojë raportimin, duke përplasur një hartë që kishte në dorë dhe më pas ka lëshuar mbledhjen, shkruan Gazeta Express.

Ngjarja ka ndodhur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe po raporton Komisioni Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandal-ramush-haradinaj-ia-perplas-harten-per-fytyre-murat-mehajt/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala