Skandal: Policia blenë gardërobë nga biznesi i Baki Kelanit (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës(PK) i ka dhënë tender biznesit të vëllaut të zëdhënësit të këtij institucioni, Baki Kelanit.

Në tenderin për furnizim me rroba civile, Policia e Kosovës, ka shpallur fitues kompaninë ‘Bosser’, të cilën, sipas burimeve të portalit “INFOKUSI”, e udhëheq Sami Kelani, i cili është vëllau i zëdhënësit të policisë, Baki Kelani.

Selami-Kelani-e1445863855962

“INFOKUSI” ka mësuar se biznesi i Kelanit “Bosser”, që gjendet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, më 21 tetor 2015 është shpallur fitues i tenderit të Policisë në vlerë prej 1500 euro, përderisa kontrata është planifikuar të nënshkruhet më 26 tetor.

Në këtë tender të policisë kanë konkurruar tre operatorë ekonomik, përderisa çmimi më i lartë ka qenë 2100 euro.

Shkelje tjetër në këtë tender të Policisë së Kosovës, është se tenderi nuk ka qenë i hapur, por ka shkuar nëpërmjet kuotimit (caktimit) të çmimit, transmeton portali “Infokusi”.

Sipas Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve, kompania ‘Bosser’ është hapur në vitin 2013, e cila aktivitet primar e ka tregtinë me pakicë të tekstileve në dyqane të specializuara. /Telegrafi/ 1

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandal-policia-blene-garderobe-nga-biznesi-i-baki-kelanit-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala