Skandal: Bletarëve u shpërndahen bletë të sëmura me mortajë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një gabim trashanik i Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimeve të Kosovës (AUV) ka bërë që një subvencion me vlerë prej 30 mijë eurosh për bletarët e Vushtrrisë, të mos i ndihmojë ata, por përkundrazi ti rrezikoj.

Bletët që janë blerë ne Maqedoni kanë rezultuar të sëmura nga “mortaja amerikane”, por një gjet ë tillë AVUK ka arritur ta zbuloj vetëm pasi që bletarëve u janë dhënë familjet e bletëve.

Kësisoj, ata kanë rrezikuar edhe bletët që i kanë pasur para se të marrin subvencionin nga komuna.

Kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku ka thënë për emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV “Dukagjini” se një kompani nga Ferizaji ka fituar tenderin për importin e bletëve nga Maqedonia, dhe pas shpërndarjes së tyre tek bletarët e kësaj komune analizat kanë dëshmuar se bletët janë të sëmura.

Mulaku ka thënë se është herët të flitet për përgjegjësinë por sipas tij, AVUK-u në kontrollin e parë ka konstatuar se bletët nuk janë të sëmura.

Zëdhënësi i AVUK-ut Lamir Thaçi ka thënë se Agjencia e ka kuptuar se bletët janë të sëmura, por se në kontrollin e parë të tyre, ato nuk kanë dhënë shenja klinike. Sipas tij, bletët kanë nisur të japin shenja të sëmundjes tek pasi janë shpërndarë tek bletarët.

Sëmundja është e rrezikshme për shoqëritë e bletëve, për këtë arsye shumica prej tyre janë asgjësuar në ditën e premte. Të tjerat po mbahen në karantinë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skandal-bletareve-u-shperndahen-blete-te-semura-me-mortaje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala