Skamja, sfidë e papërballueshme për familjet gjakovare (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Para luftës në Kosovë, Et’hem Morava kishte një punë të përhershme si roje në njërën prej ndërmarrjeve shoqërore.

Me pagën që merrte aty, Et’hemi arrinte të mbulonte shpenzimet e qerasë dhe të siguronte një jetesë solide për të dhe familjen e tij.

Por, pas përfundimit të luftës, gjërat ndryshuan për të keq për familjen Morava.

Et’hemi u vendos përkohësisht në një shtëpi të ish-qytetarëve serbë të Gjakovës. Ai shpresonte se bashkë me çlirimin do të vinte edhe puna e perspektiva për fëmijët e tij.

Por, as njëra e as tjetra nuk ndodhën. Et’hemi nuk gjeti punë, ndërsa shëndeti i tij dhe i bashkëshortes filluan të përkeqësohen. Dy fëmijët u rritën dhe kërkesat nga ta u shtuan.

Dhe, për më keq, edhe shtëpia në të cilën banonte kjo familje fillon të dëmtohen nga vjetërsia dhe të rrezikojë seriozisht banorët e saj. /zeri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skamja-sfide-e-paperballueshme-per-familjet-gjakovare-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala