S’kalon Projektligji për Investime Strategjike, Kuvendi në pauzë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pasi Projektligji për Investime Strategjike nuk kaloi në Kuvend as pas dy votimeve, Kadri Veseli kërkoi pauzë pesëminutëshe.

Me fillimin e seancës u votuan amendamentet e mbetura nga dje të këtij projektligji. Për dallim nga dje kur nuk kaloi pas dy votimeve, sot u miratua amendamenti numër 32 i Projektligjit për Investime Strategjike.

Pas miratimit të të gjitha amendamenteve u kalua te votimi i projektligjit në tërësi. Herën eparë me votim elektronik projektligji nuk kaloi pasi për të votuan vetëm 49 deputetë nga 64 të pranishëm.

Pastaj numri i deputetëve në seancë arriti në 72, ndërsa votimi i projektligjit këtë herë u përsëritme ngritje dore.

Projektligji nuk kaloi as pas këtij votimi, pasi për votuan vetëm 51 deputetë, kishte 4 abstenime, ndërsa disa nga deputetët nuk votuan fare, shkruan Kallxo.com.

Për deputetët që nuk votuan, Kadri Veseli tha se “me zor sun i shti me votu”.

Ai pastaj dha një pauzë pese deri 7 minutëshe, siç tha, për të rregulluar problemet teknike gjatë votimit elektronik, pasi disa deputetë u ankuan se votuan por nuk iu regjistrua vota nga sistemi.

Dje pasi nuk kaloi amendamenti 32, Kryeministri Mustafa bëri të ditur se qeveria dëshiron ta tërheqë Projektligjin për Investime Strategjike, por një gjë e tillë nuk u lejua pasi ky projektligj ishte në proces të votimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/skalon-projektligji-per-investime-strategjike-kuvendi-ne-pauze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala