S’ka zgjedhje në Drenicë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Skenderaj dhe Drenas, pavarësisht se kryetarët e këtyre dy komunave janë dënuar me burgim nën akuzat për krime lufte. Gjykata e Mitrovicës së fundi ka dënuar me 12 vjet burgim kryetarin e Skenderajt, Sami Lushakun dhe me tri vjet burgim kryetarin e Drenasit, Nexhat Demakun.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë për “Zërin” se duhet të pritet që vendimi të bëhet i plotfuqishëm, në mënyrë që më pas KQZ-ja të mundë të veprojë për organizimin e zgjedhjeve, nëse do të jenë të nevojshme. “Ne duhet të presim vendimin e formës së prerë dhe më pastaj konform procedurave do të veprojmë”, ka deklaruar Daka.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka thënë për “Zërin” se nuk pret që Komuna që ai drejton, si dhe ajo e Skenderajt të shkojnë në zgjedhje. Kjo pasi ai është shprehur i bindur se Gjykata e Apelit do ta rrëzojë vendimin e shkallës së parë dhe kështu Drenasi nuk do të ketë nevojë që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ska-zgjedhje-ne-drenice/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala