S’ka rritje pagash para vitit 2019

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk do të ketë rritje të pagave në sektorin publik gjatë gjithë mandatit të Qeverisë Mustafa.

Kjo është evidentuar në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH), që ekzekutivi e ka miratuar të mërkurën, e ku ka treguar se nuk planifikon as t’ia rrisë buxhetin shtetit në shkallën që e kishte premtuar menjëherë pas mandatimit.

Dokumenti të cilin e ka siguruar “Koha Ditore” thekson se, gjatë tre vjetëve të ardhshëm, kategoria e pagave dhe e mëditjeve si përqindje e bruto produktit vendor (GDP) ka trend rënës, ku në planifikimin për buxhetin e vitit 2018 kjo kategori planifikohet të bjerë me rreth 1.2 pika të përqindjes.

Ngritja e theksuar në këtë kategori ka ndodhur në vitin 2014, si rezultat i vendimit të qeverisë për ngritjen e pagave për shërbyesit civilë dhe për kategori të tjera në nivel prej 25 për qind. Edhe disa rritje të tjera kishin ndodhur, përcjell koha.net. Prej sivjet, trendi do të ndalet dhe nuk është paraparë rritje para viti 2019.

Në më pak se gjysmë viti prej se është mandatar, Qeveria është përballur me presion sindikal. Jo vetëm sektori i arsimit, por edhe ai i gjykatave kanë zhvilluar greva. Po kështu, shëndetësia, shërbyesit civilë dhe ata profesionalë kanë kërcënuar me masa radikale nëse nuk u rriten të ardhurat.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ska-rritje-pagash-para-vitit-2019/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala