S’ka rezultate nga takimi i liderëve politikë të Maqedonisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i liderëve të Maqedonisë i mbajtur mbrëmë në Bruksel.

Liderët nuk kanë arritur marrëveshje rreth çështjeve kyçe, formimin e Qeverisë teknike dhe bartësin e postit të kryeministrit në atë Qeveri, përcjell Arta TV.

Bisedimet mes 4 liderëve politikë zgjatën rreth 12 orë me ndërmjetësim të euro-komisarit Johanes Han. Ende nuk dihet se si do të zhvillohen tentativat për zgjidhjen e krizës më tej.

“Bisedimet kanë qenë të hapura dhe të detajizuara, por nuk kanë sjellë një Marrëveshje konkrete. Bashkimi Evropian i mbështet të gjitha palët që në interes të shtetit të tyre dhe qytetarëve të tyre pa humbur kohë të arrijnë një kompromis të qëndrueshëm politik dhe të dalin me propozime konkrete për këtë qëllim, duke u bazuar në Marrëveshjen e arritur më 2 qershor në Shkup”, thuhet në komunikatën zyrtare të lëshuar nga zyra e Komisionerit Han.

Komisioni Evropian thekson se mbetet i përgatitur për të ndihmuar në diskutime p+r tejkalimin e krizës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ska-rezultate-nga-takimi-i-lidereve-politike-te-maqedonise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala