S’ka para për ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se në buxhetin e aprovuar të Republikës së Kosovës nuk ka mjete të ndara për kompensimin e punëtorëve të fabrikës së privatizuar tashmë të tubave.
“Në buxhet nuk ka mjete të ndara për kompensimin e punëtorëve të fabrikës së tubave. Pjesa që është vlera e shitjes gjendet në AKP por edhe ajo nuk mjafton për ta mbuluar shumën e kërkuar për kompenzim”, ka thënë Mustafa në seancën e sotme të Kuvendit.