S’ka mjete shtesë për pensionistët

Autori:Avdyl Pajaziti

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të pensionistëve të Kosovës që në rishikimin e buxhetit të ndahen 18 milionë euro mjete për zbatimin e plotë të Ligjit për Skemat Pensionale, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Në Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2015, i cili ka kaluar për miratim nga Komisioni për Buxhet dhe Financa nuk janë përfillur detyrimet që dalin nga Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti.

Pensionet kontribut-paguese, pensionet familjare dhe pensionet invalidore janë kategori të përcaktuara me këtë Ligj, por që nuk figurojnë fare në Ligjin për Buxhet, shkruan Zëri.

Në maj të vitit 2014, kur ishte miratuar Ligji ishte thënë se ai do të mundë të zbatohej nga fillimi i këtij viti. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo për faktin se për zbatim për vitin 2015 ishin paraparë të ndaheshin 18 milionë euro, ndërkohë që janë ndarë vetëm pesë milionë euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ska-mjete-shtese-per-pensionistet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala