S’ka më roaming

Të gjithë ata që udhëtojnë në Evropë, më nuk do ta kenë problem faturën e telefonit, pasi që nga viti 2017, bisedat telefonike do te kushtojnë njëjtë në të gjitha vendet e BE-së.
Dy vite pasi është propozuar ideja që telekomi të jetë një në gjithë Evropën, Këshilli dhe Parlamenti Evropian sot kanë bërë marrëveshjen e cila garanton se përdoruesit e telefonit mobil nuk do tu duhet të paguajnë ekstra për përdorim të ‘roaming-ut’, kur udhëtojnë në Evropë.
Me këtë marrëveshje është arritur që të sigurohet përdorimi i internetit në gjithë Evropën pa diskriminim.
“Për një dekadë Komisioni Evropian është duke punuar në uljen e pagesave të ‘roaming-ut’ brenda BE-së. Çmimet për sms, telefonata dhe internet kanë rënë për 80% që nga viti 2007. Në krahasim me vitin 2007 ‘roaming’ është 91% më lirë”, thuhet në njoftimin e KE-së.
Përsa i përket shfrytëzimit të internetit, ata që udhëtojnë në Evropë më nuk do të diskriminohen me bllokimin e disa materialeve si shkak i përkatësisë nacionale.