S’ka më Internet Explorer

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Ajo që ishte përfolur prej vitesh tashmë ka ardhur zyrtarisht. Internet Explorer ka shpallur falimentimin pas plot 19 vitesh që nga krijimin i tij.

“Microsoft Internet Explorer, një browser familjar dhe i dashur për të gjithë, ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 19-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë”.

Kështu e nis shkrimin e tij ueb-faqja “yahoo.com”, në të cilin thuhet se viti 2015 shënon fundin e Internet Explorer.

Ka qenë vetë shefi i marketingut të Microsoft, Chris Capossella, ai që e njoftoi lajmin. Por mbyllja e tij do të shoqërohet me krijimin e një tjetër motori të ri kërkimi.

Capossella deklaroi se tashmë po mendohet për një tjetër logo, emër dhe browser, që do të hidhet në treg së bashku me “Windows 10”.

Ai deklaroi se kjo është zgjidhja e vetme për të rikthyer në një farë mënyre shkëlqimin që dikur ka pasur IE.

Për vite me radhë, “Internet Explorer” ka mbajtur vendin e parë si browser, i pazëvendësueshëm, deri në 2004, kur u përball me “rivalin” Firefox.

4 vjet më vonë, përdoruesit e internetit u njohën me Google Chrome. Të dy këto browser, të ofruar falas, sollën rënien e IE – së në treg.

Vite më parë revista e teknologjisë “PC World” e ka quajtur “Internet Explorer” si “produktin” më të keq të të gjitha kohërave dhe programin më pak të sigurt në planet.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ska-me-internet-explorer/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala