S’ka më afate të jashtëligjshme të provimeve, mbesin vetëm janari, qershori e shtatori

Autori:Avdyl Pajaziti

​Studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP), nuk do të kenë afate shtesë të provimeve.

Të gjithë ata që kanë shpresuar se do të mund t’i nënshtrohen provimeve gjatë muajve tetor dhe prill, duhet të presin janarin pasi UP nuk do të shpallë afate shtesë.

Këtë e ka bërë të ditur Prorektorja për mësimdhënie në UP, Eda Vula. Ajo në një proncim për lajmi.net ka thënë se Senati ka marrë një vendim për këtë gjë, dhe afatet në UP do të mbahet ato që janë ligjore të parapara me statut.

Në bazë të Statutit të UP-së, parashihen vetëm tri afate të provimeve ai i janarit, qershorit dhe shtatorit.

Afatet e provimve sipas Statutit të UP-së,

UP deri me ardhjen e rektorit Ramadan Zejnullahu në krye të UP-së, ka hapur afate të provimeve edhe në muajin prill dhe tetor.

Këto dy afate shtesë të provimeve nga disa profesorë janë cilësuar si të panevojshme, të cilat sipas tyre kanë ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e mësimit. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ska-me-afate-te-jashteligjshme-te-provimeve-mbesin-vetem-janari-qershori-e-shtatori/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala