S’ka fakte për korrupsion në EULEX

Autori:Zekirja Shabani

Nuk janë gjetur fakte për akuzat për korrupsion në EULEX, thuhet në raportin e rezultateve të hetimit të të dërguarit të posaçëm për hetimin e korrupsionit në EULEX.

I dërguari i posaçëm Jean- Paul Jacquet i dorëzoi raportin shefes së lartë për politikë të jashtme të BE Federica Mogherini, raportojnë mediat e huaja.

Jacquet argumenton se nuk gjeti prova për akuzat, por vuri në dukje një numër të mangësive në punën e misionit gjyqësor evropian dhe bërë rekomandime për të eliminuar ato .

“Kam marrë raportin e profesor Jacquet dhe në përputhje me premtimin për transparencës sot e kam dorëzuar në Parlamentin Evropain dhe përfaqësues të vendeve anëtare “, ka shkruar Mogherini në një njoftim për media.

Mohgerini ka falënderuar Jacquet dhe ka deklaruar se shërbimet kompetente të BE-së kërkojnë mënyrën më të mirë për të zbatuar rekomandimet e tij.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ska-fakte-per-korrupsion-ne-eulex/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala