S’ka azil për qytetarët e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Në javët dhe muajt e ardhshëm do të kthehen ata qytetarë, të cilët kanë migruar ilegalisht në vendet e BE-së, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

Hyseni ka bërë me dije se nuk ka shanse që qytetarët e Kosovës të fitojnë azil në vendet e BE-së.  Ai ka thënë se arsyet e migrimit janë të natyrës ekonomike dhe sociale.

Hyseni gjatë raportimi në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane ka bërë me dije se nesër (e martë) do të zhvillohet një takim në Beograd në mes të drejtorëve të Policisë nga Gjermania, Austria, Hungaria, Kosova dhe Serbia për çështjen e migrimit.

Ministri Hyseni, ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave. Ai ka treguar se MPB-ja i ka plotësuar kriteret, që kanë dalë nga udhërrëfyesi për vizat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ska-azil-per-qytetaret-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala