Sjelljet e Serbisë e kanë cenuar dialogun

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka mohuar mundësinë e ndërprerjes së dialogut me Serbinë në Bruksel. Ajo ka thënë se, pavarësisht pengesave që Serbia ia bëri Kosovës për mospranim në UNESCO, dialogu do për normalizim të marrëdhënieve do të vazhdojë.

Thirrjet për ndërprerjen e dialogut ministrja Tahiri i ka cilësuar si zëra që nuk mendojnë thellë.

Sipas saj, ndërprerja e dialogut do ta dëmtonte Kosovën.

Tahiri për ‘Epokën e re’ ka bërë me dije se nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është antikushtetuese, atëherë ajo do të rinegociohet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sjelljet-e-serbise-e-kane-cenuar-dialogun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala