Sjelljet e Nikoliqit të parëndësishme për Jahjagën

Presidentja Atifete Jahjaga pas vizitës që i bëri Qendrës për viktimat e Luftës civile dhe gratë e dhunuara në Prishtinë, ka thënë se nuk janë të rëndësishme dhe se nuk i komenton fare sjelljet e liderit serb, Tomislav Nikoliq gjatë punimeve të samitit të Bërdo Brionit që u mbajt dje në kryeqyetin kroat, Zagreb.
Ndryshe, në samitin rajonal të Bërdo-s në momentin kur Jahjaga ishte duke nënshkruar dokumentin zyrtar të këtij samiti, homologu i saj serb,Tomislav Nikoliq, e kishte kthyer shpinën.