Situatë e qetë tek Kroi i Vitakut

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, në një prononcim për Telegrafin tha se në veri të Mitrovicës, përkatësisht në lagjen Kroi i Vitakut nuk ka asnjë shqetësim sa i përket situatës së sigurisë dhe çdo gjë është e qetë.
Hoti bëri të ditur se çështja e ndërtimit të shtëpive i takon pushtetit lokal dhe nuk ka të bëjë me Policinë.
“Me rëndësi është që Zyra administrative e komunës së Veriut, përkatësisht Inspeksioni i punës iu ka thënë punëtorëve që vetëm t’i ndalojnë punimet”, ka thënë ai.
Kjo çështje, sipas tij, i takon autoritetit të pushtetit lokal dhe nuk ka të bëjë me policinë.
“Policia ka qenë vetëm faktor që të parandalojë ndonjë incident të mundshëm në mes palëve dhe këtë e kemi bërë gjatë ditës së djeshme. Sot nuk ka ndonjë aktivitet në lidhje me këtë punë, situatë. Situata është tërësisht normale, e qetë. Policia për vite të tëra e ka prezencën aty për ta monitoruar situatën”, ka theksuar Hoti.
Ndryshe, Policia e Kosovës ditën e djeshme ka ndërhyrë në bazë të një urdhërese për ndalimin e punëve, të lëshuar më parë nga Inspektorati i komunës së Mitrovicës. /Telegrafi/