Situata në Deçan po qetësohet, bie numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore

Autori:A D

Banorë të fshatrave të Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë trajtim mjekësor në Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të kësaj komune.

Drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha për Gazetën inFokus ka thënë se numri i pacientëve që po kërkojnë ndihmë ka filluar të bie.

Berisha tregon se gjendja e pacientëve të hospitalizuar është stabile, dhe se po u ofrohet ndihmë të gjithëve

“Gjendja e të gjithë pacientëve është stabile, ne jemi duke u ofruar ndihmë të gjithë atyre që janë duke ardhur dhe numri është në rënie e sipër”, tha ai.

Drejtori i QKMF-së, tha se nga data 10 korrik deri më 14 në Deçan janë trajtuar 1062 pacientë./Gazeta inFokus/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/situata-ne-decan-po-qetesohet-bie-numri-i-personave-qe-kerkojne-ndihme-mjekesore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala