“Sirianëve të mjerë po u shitet uji e po ju falet dhuna”

Autori:Gazeta Fjala

Shkrimtari e analisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjevgjeli, në pikën kufitare mes Maqedonisë e Greqisë.

“I keni parë pamjet e tmerrshme që tregojnë vuajtjet e refugjatëve sirianë në vendkalimin kufitare në Gjevgjeli! Ku ta dish, mbase policëve maqedonas askush nuk u ka treguar se me emigrantët e grumbulluar përgjatë hekurudhës së Gjevgjelisë, ata nuk duhet të veprojnë ashtu siç janë mësuar të sillen me protestuesit shqiptarë – t’i rrahin egërsisht – por t’i ndihmojnë që të shpëtojnë nga vdekja me të cilën u kanoset vendlindja!”, ka thënë Mehmeti.

“Është e çuditshme si mjeranëve të ardhur në Gjevgjeli – të cilët në këtë qytet edhe ujin e pijshëm e paguajnë shtrenjtë dhe të cilëve falas u jepet vetëm dhuna policore – askush nuk u ka treguar se Maqedonia nuk është derë hyrëse e Evropës, por gropa septike e saj”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sirianeve-te-mjere-po-u-shitet-uji-e-po-ju-falet-dhuna/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala