Sirianët në panikë, ndahen nga familjarët

Autori:Gazeta Fjala

Familje të tëra siriane kanë mbetur të ndara pasi që disa kanë arritur ta shpërthejnë kordonin e forcave maqedone e të hyjnë në Maqedoni kurse të tjerë kanë mbetur në anën greke të kufirit. Më disa prej tyre që kemi biseduar gjatë rrugës nga kufiri për në Gjevgjeli kanë thënë se një pjesë të familjarëve nuk e dinë ku e kanë.

Një 20 vjeçar me lot në sy ka treguar se si nuk e di ku e ka vëllanë e tij 12 vjeç. Të tjerët kanë thënë se ua kanë humbur rroba e gjësende tjera më vlerë. Gjendja në këto momente që po raportojmë mbetet e tensionuar edhe pse shumë prej refugjatëve sirianë tashmë janë vendosur në stacionin e trenit në Gjevgjeli. Ata presin që me tren të shkojnë në Serbi e më pas drejt vendeve të BE-së.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sirianet-ne-panike-ndahen-nga-familjaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala