Sipërfaqe e pamjaftueshme për prodhimin e mollëve

Në Kosovë sipërfaqe të ngritura me mollë ka rreth 1 mijë e 680 hektarë dhe rendimenti mesatar sillet rreth 30 ton për hektarë, ndërsa tek pemishtet intensive rendimenti arrin deri në 35 ton për hektarë, derisa dominojnë sipërfaqet prej 0.10 – 0.50 hektarë. Sidoqoftë kjo sipërfaqe nuk arrin të prodhojë sa duhet mollë. Kërkesa tregut është më e madhe dhe për këtë ajo vazhdimisht bënë edhe importimin e këtij fruti nga vendet e rajonit për të përmbushur nevojat vendor.