Sipas raportit të lumturisë, a je i lumtur ?

Të gjithë duan të jenë të lumtur. Për fat të keq – për arsye të ndryshme – shumë prej nesh nuk janë.
Raporti i Lumturisë 2015, i cili është lëshuar nga ‘Sustainable Development Solutions Network’. Në këtë raport gjinden shumë informacione rreth asaj se kush është më i lumturi në botë, ku, dhe pse.
Disa të dhëna nga Raporti:
- Njerëzit më të rinj janë më të lumtur sesa njerëzit e vjetër – dhe lumturia vazhdon të bie tek meshkujt dhe femrat derisa të arrijnë të gjashtëdhjetat, pastaj niveli i rënies ndalet.
- Gratë e reja raportojnë në mënyrë të konsiderueshme më shumë eksperiencë të lumturisë sesa djemtë e rinj – ato gjithashtu qeshin më shumë, ndjenjë më shumë kënaqësi, dhe janë më të pushueshme sesa djemtë e rinj.
- Kur njerëzit e arrijnë moshën mesatare, burrat priren të jenë më të lumtura se gratë – megjithëse gratë e reja janë më të lumtura sesa burrat e rinj, kjo ndryshon në të tridhjetat e tyre, kur burrat fillojnë të ndihen më të lumtura sesa gratë.
- Të rinjtë qeshin më shumë dhe përjetojnë më shumë kënaqësi sesa të vjetrit – njerëzit qeshin më pak dhe ndjenjë më pak kënaqësi përderisa rriten.
- Nivelet e kënaqësisë janë më të larta për burrat sesa për gratë mbi moshën 50 vjeçare – në kohën kur arrijnë të pesëdhjetat, nivelet e kënaqësisë janë më të mëdha për burrat dhe gratë.
- Që të dy, burrat dhe gratë, shqetësohen më pak me plakje – burrat priren të shqetësohen më pak, duke filluar kah mosha 50 vjeçare, përderisa gratë fillojnë të shqetësohen më shumë.
- Vendet më të lumtura:
- Zvicra
- Islanda
- Danimarka
- Norvegjia
- Kanada
- Finlanda
- Holanda
- Suedia
- Zelanda e re
- Australia