Sipas Qeverisë, bllokimi i Kuvendit rrezikon marrëveshjet financiare ndërkombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Financave Avdullah Hoti ka deklaruar se për shkak të bllokadës në Kuvendin e Kosovës është një kosto që po bartin qytetarët dhe bizneset. Ai ka paralajmëruar se nëse vazhdon ky trend në kuvend, do të rrezikohet perceptimi pozitiv që është krijuar për ekonominë në vend, si dhe implementimi i marrëveshjeve financiare ndërkombëtare.
Ligji i prokurimit i proceduar në Qeveri gjatë kësaj jave, konsiderohet nga ministri i financave, si reforma më e madhe që ka ndodhë në prokurim që nga paslufta, përmes së cilit synohet të kursehen rreth 12 për qind e parasë publike. Sipas ministrit Avdullah Hoti, ekonomia e Kosovës po rritet me një normë mesatare prej 3 për qind, duke treguar kështu luftim të informalitetit dhe rritje të ekonomisë formale.

Duke thënë se kanë pas një performancë të jashtëzakonshme sa i përket të hyrave tatimore, në një konferencë për media, ministri Hoti tha se pa u ndryshuar ligji i financave publike, që tashmë është dorëzuar në kuvend, nuk kanë mundësi të dorëzojnë në kuvend buxhetin e 2016’ës, që sipas tij përmban projekte të mëdha kapitale.

Ai tha se marrëveshje ndërkombëtarët nuk mund të gjejnë zbatim derisa kuvendi është në bllokadë. E për këtë, ministri Hoti tha se nëse vazhdon kjo situatë, atëherë do të iu krijojë probleme në implementim.

Në konferencën e sotme të thirrur për të fol për ligin e ri të prokurimit dhe kursimeve e të hyrave tatimore, Hoti tha se ku ligj do të arrijë të kursejë rreth 12 për qind të shpenzimeve publike.

Hoti shtoi se me projektligjin e prokurimit mundësohet që të gjitha veprimet e zyrtarëve të prokurimit të jenë të gjurmueshme në sistem.

Sipas tij, Qeveria ka pasur kursime prej 4.8 në shpenzimet për mallra dhe shërbime, kurse në kategoritë tjera shpenzimet po shkojnë sipas trendit të paraparë.

Ai shtoi se pa u ndryshuar ligi i financave publike nuk kanë mundësi të dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës, buxhetin e vitit 2016, i cili ka projekte të mëdha kapitale., përtje rregullës së deficitit buxhetor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sipas-qeverise-bllokimi-i-kuvendit-rrezikon-marreveshjet-financiare-nderkombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala