Sipas medieve serbe, çka u dakorduan Mustafa dhe Vuçiq rreth Asociacionit të Komunave

Autori:Avdyl Pajaziti

Pika më e fortë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel vazhdon të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas burimeve të Radiotelevizionit të Serbisë (RTS) nga qarqe diplomatike në Bruksel, në raundin e fundit, marrëveshja për këtë asociacion nuk është arritur vetëm për mospajtime në emërtimin e dy fjalëve, transmeton lajmi.net.

Në Bruksel, sipas këtyre burimeve, është rënë dakord që në parim ky asociacion të ketë të drejta për financim jashtëkufitare nga ana e Qeverisë së Serbisë, por nuk është përjashtuar mundësia që të financohet edhe nga Qeveria e Kosovës, si dhe t’i ketë burimet e veta të të ardhurave dhe buxhetin vetanak.

Gjithashtu thuhet se është rënë dakord që AKS të jetë e liruar nga të gjitha detyrimet dhe taksat e Kosovës.
Ndërkohë, sipas kërkesës serbe, ky AKS do të përbëhej nga pesë organe: Kuvendi i AKS-së, kryetari dhe zëvendësi, këshilli në të cilin do të ishin anëtarë edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse serbe dhe kryetarë komunash si dhe Këshilli

Ekzekutiv apo bordi i cili do të kishte shtatë anëtarë përgjegjës për të gjitha fushat.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sipas-medieve-serbe-cka-u-dakorduan-mustafa-dhe-vuciq-rreth-asociacionit-te-komunave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala