Sipas Dacic, pezullimi i AKS’së është veprim skandaloz

Autori:Avdyl Pajaziti

Pothuaj të gjitha mediet e Beogradit kanë njoftuar për pezullimin përkohshëm të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe (AKS) nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke e quajtur atë “skandaloz”.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe zëvendëskryeministri i Serbisë e ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. Ai për RTS ka theksuar se pezullimi është goditje në dialogun e Brukselit dhe kërcënim për stabilitetin rajonal, transmeton Koha.net. Daçiq ka shtuar se pezullimi është lojë me marrëveshjet e arritura.

“Thelbi i Marrëveshjes së Brukselit është formimi i AKS-së dhe ky hap i Prishtinës është goditje e madhe në dialogun e Brukselit i cili po e humb kuptimin”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Prishtina po tallet me bashkësinë ndërkombëtare dhe me BE-në, sepse, sipas tij, fare nuk ka mundësi që dikush të suspendojë Marrëveshjen e Brukselit.

“Radhën e kanë BE e ShBA, sepse po të kishte suspenduar Serbia ndonjë marrëveshje, ato tashmë do të deklaroheshin me dënimet me të rrepta”, ka thënë Daçiq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sipas-dacic-pezullimi-i-aksse-eshte-veprim-skandaloz/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala