Sipas Çollakut, MSA është më e rëndësishme se Pavarësia

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova të martën ka vulosur përcaktimin e saj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, në një proces që tani kalon nga rrafshi deklarativ në atë formal dhe kontraktual.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, duke shtuar se MSA-ja lirisht mund të konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme për vendin që nga Shpallja e Pavarësisë në vitin 2008.

Çollaku po ashtu ka premtuar se brenda pak javësh do ta prezantojë para institucioneve dhe qytetarëve të vendit Platformën për arritjen e statusit të vendit kandidat për BE, të cilin më herët e kanë siguruar Shqipëria dhe Serbia.

Duke folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, ku opozita po i kundërshton fuqishëm marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi, ministri i Integrimeve Evropiane shprehet i bindur se mospajtimet e tilla nuk do të reflektohen edhe me MSA-në, pasi që, sipas tij, agjenda evropiane gëzon një konsensus të plotë institucional, politik dhe qytetar në vend.

Gjatë kësaj interviste ai ka premtuar se gjatë vitit të ardhshëm kosovarët do të mundë të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian…

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sipas-collakut-msa-eshte-me-e-rendesishme-se-pavaresia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala