Sigurimi nuk lejon opozitën të futet në Kuvend, ata me insistim futen brenda objektit

Pjestarët e sigurisë nga Policia e Kosovë para pak çastesh nuk ka lejuar partitë opozitare ta fusin peticionin brenda Kuvendit, por ka qenë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka insistuar dhe ka hyrë brenda objektit të Kuvendit.
Ndërkohë, edhe dy liderët tjerë të partive opozitare, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj këto momente gjenden brenda hollit të Kuvendit ku edhe priten të mbajnë konferencën, ndonëse një gjë e tillë është ndaluar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, përcjellë “zeri.info”
“Është e tepruar të tentohet të mos lejohet ky material të hyj në Kuvend sepse ky është një peticion i nënshkruar nga mbi 203 mijë qytetarë. Kësisoj, ne do të vazhdojmë ti kundërshtojmë këto Marrëveshje”, ka thënë lideri i AAK-së./Zeri.info